Nga VLEN thonë se shqetësimi bëhet edhe më i madh kur përmbajtje të tilla publikohen nga një zyrtar që drejton një institucion përgjegjës për të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera, transmeton KosovaPost.
“Kjo nuk është çështje shijesh apo bindjesh personale. Është çështje e standardeve të një zyrtari publik dhe e mesazhit që institucionet ua dërgojnë qytetarëve“, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Sipas tyre, personat që nuk respektojnë viktimat dhe vlerat e bashkëjetesës nuk mund të kenë rolin e garantuesit të të drejtave të komuniteteve.
VLEN kërkon përgjegjësi të menjëhershme, duke e cilësuar rastin si çështje të standardeve institucionale dhe të besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore.


























