Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.
Abdixhiku, pas votimit , para mediave ka thënë se sot është festë sepse po bëhet vendimmarrja prej qytetarëve të Kosovës.
“Ushtruam të drejtën tonë demokratike, për të votuar. Sot është festë sepse bëhet vendimmarrja prej qytetarëve tanë dhe s’ka gjë më të mirë që qytetarët të vendosin. Uroj që kjo ditë të kaloj sa më mirë dhe në të njëjtën kohë duhet t’i falënderoj të gjithë të angazhuarit”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka uruar në veçanti 41,000 votuesit që sot votojnë për herë të parë.