Në pikën e votimit në Zveçan e njohur si ajo “Afër Bazenit” e cila njëkohësisht është edhe qendra më e madhe e votimit, materiali zgjedhor ka arritur me 20 minuta vonesë.
Në këtë qendër votojnë mbi 5000 votues.
Ndërkohë zgjedhjet në Zveçan po monitorohen nga një numër i shtuar i zyrtareve policor.
Pak më parë votoi edhe kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sladjana Pantoviç e cila është edhe votuesja e parë në këtë qendër.