A. Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë sot në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që mbahet në Sofje.

Në këtë takim rajonal të nivelit të lartë, ku këtë vit shënohet edhe 30-vjetori i nismës SEECP, Kosova do të përfaqësohet nga Haxhiu në diskutimet për bashkëpunimin dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.

Samiti përmbyll Presidencën e Bullgarisë në SEECP, e cila më pas i kalon Rumanisë për mandatin e ardhshëm vjetor.

RTK po e përcjell nga afër këtë samit dhe do të sjellë informacione të fundit, zhvillimet kryesore dhe deklaratat që do të dalin nga takimi i liderëve të rajonit.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish