Një përlesh ka ngja mbrëmë në Mitrovicë mes disa persona në Mitrovicë, ku si pasojë një 22-vjeçar ka mbetur i therur me thikë.
Brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Mitrovicë, kanë bërë me dije se viktima është dërguar atje me lëndime të dukshme në krahë, dorë dhe qafë, e të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga goditjet me mjet të mprehtë.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e të riut është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë deklaratën e viktimës dhe dy dëshmitarëve të rastit.
Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e personave të dyshuar, të cilët menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar për në drejtim të panjohur.


























