Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot priti në takim ambasadorien e Republikës Popullore të Kinës, Chen Bo, transmeton Kosova Post.
Gjatë takimit Presidenti Vuçiq dhe ambasadori Chen diskutuan situatën në veri të Kosovës.
Me këtë rast, ambasadori Chen i përcolli Presidentit Vuçiq qëndrimin e palës kineze në çështjen e Kosovës.
“Pala kineze i kushton vëmendje të veçantë situatës aktuale të tensionuar në veri të Kosovës dhe konsideron se veprimi i ndërmarrë në mënyrë të njëanshme nuk është në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i trajtojë të gjitha palët në mënyrë të barabartë, standardi i dyfishtë nuk është në favor të zgjidhjes së problemit. Pala kineze respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë në çështjen e Kosovës, kupton dhe mbështet kërkesat legjitime të Serbisë, përfshirë ato për mbrojtjen e sigurisë dhe të drejtave ligjore të popullit serb në Kosovë, me shpresën që të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani do të respektohen”, tha ambasadorja Chen duke përcjellë qëndrimin zyrtar të palës kineze, shkruan novosti. Nga ana tjetër Presidenti Vuçiq falënderoi Presidentin Xi dhe shtetin dhe partinë kineze për mbështetjen e tyre në çështjen e Kosovës.sh.o./Kosova Post/