Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

    “Nëse Vuçiq humb pushtetin, rrezikohet e gjithë piramida e tij”: Politologu Florian Bieber zbërthen prapaskenat e zgjedhjeve në Serbi

    Protestat në Tiranë, Rama: Shqipëria nuk rrëzohet më përtokë

    Kurti: Kosova mund të kursejë 58 milionë euro në vit nga integrimi në SEPA

    Kurti: Miratimi i ligjit për pastrimin e parave hap rrugën për integrimin e Kosovës në SEPA

    Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

    Mbi 20 mijë votues më shumë nga Kosova në listën e Serbisë, zbulohen gabime dhe emra të përsëritur

    Vijojnë protestat e nxënësve dhe studentëve në rrethe, tensione në Lezhë

    ​BE: Ligji për Pastrimin e Parave e afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

    Maqedonci: Këtë vit presim një sasi të Javelinëve, zhvillimet globale shkaktuan vonesa

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti në 80-vjetorin e Teatrit Kombëtar: Po investojmë mbi 7 milionë euro

    “Sarajevo Saga” e Çapalikut, e përkthyer nga Konushevci, promovohet në Londër

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vuçiq e akuzon Perëndimin se po hesht për mbylljen e institucioneve paralele serbe në Kosovë

29 Maj 2025, 21:54
në Lajme, RAJON
Vuçiq vazhdon në rolin e propagandistit: Trazirat e marsit u përgatitën që Kosova ta fitojë pavarësinë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Perëndimin se po “hesht” sa i përket ngjarjeve në Kosovë, duke iu referuar mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veriun e Kosovës, që funksionojnë sipas sistemit serb.

Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, Vuçiq tha se zhvillimet e fundit dhe incidentet e fundit në Kosovë tregojnë se këto janë “veprime të organizuara” nga Prishtina, me ndihmën e “heshtjes kumbuese” të komunitetit ndërkombëtar, të udhëhequr nga shtetet perëndimore.

“Ata po heshtin sepse shpresojnë që në heshtje, populli serb do të dëbohet nga tokat e tyre shekullore në Kosovë. Në të njëjtën kohë, kjo po shkakton ankth te disa aktorë politikë në Perëndim dhe Lindje, që është një nervozë shtesë për [kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin] Kurtin, dhe këtë, në kuptimin politik, duhet ta shfrytëzojmë”, tha ai, transmeton REL.

Kosova nisi mbylljen e institucioneve serbe në fillim të vitit 2024. Fillimisht u mbyllën organet e përkohshme komunale, banka Kursimorja e Postës, Posta e Serbisë, Fondi për sigurim pensional dhe shëndetësor, qendrat për punë sociale, ndërmarrjet publike dhe institucione të ngjashme.

Më pas ka vazhduar mbyllja edhe objekteve të tjera që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, përfshirë edhe salla sportive, biblioteka të qytetit, muzeu i qytetit në Mitrovicën e Veriut e të tjera.

Kosova i konsideron këto institucione të paligjshme dhe paralele.

Faktori ndërkombëtar vazhdimisht e ka kritikuar Kosovën për veprime të paakordinuara në veriun e Kosovës, sa i përket mbylljes së institucioneve.

Reagimi i fundit për këtë çështje erdhi pikërisht disa orë para intervistës së Vuçiqit, nga Mbretëria e Bashkuar që shprehu shqetësim me natyrën e pakoordinuar të mbylljes së institucioneve në veriun e Kosovës, që sipas Londrës, ofrojnë shërbime vitale për komunitetin serb dhe komunitetet e tjera joshumicë që jetojnë në veriun e Kosovës.

Vuçiq deklaroi se Serbia po tenton t’i kundërvihet “sulmit të ashpër të shqiptarëve”, të cilët, sipas tij, me mbështetjen e disa fuqive perëndimore dhe Turqisë, po tentojnë “të gjejnë sa më shumë shtete që munden për të njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Është jashtëzakonisht e vështirë që të kundërshtohet kjo. Ne nuk kemi aq para sa kanë ata, apo armë dhe burime që të dërgojmë njerëz në botë për të blerë njohjen”, tha Vuçiq, pa dhënë dëshmi për këtë pretendim.

Së voni, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur Kenia dhe Sudani, duke bërë që shteti deri më tani të njihet nga 116 vende të botës, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës. Megjithatë, në vitet e fundit, Beogradi ka pretenduar se disa shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Vuçiq po ashtu foli edhe për një projekt infrastrukturor në Kosovë. Ai tha se dje ka biseduar me kompaninë ndërtuese amerikane, Bechtel, që ndërton rrugë në Serbi, për mundësinë e vazhdimit të rrugës Kralevë-Novi Pazar. Ai tha se ka insistuar që 13.1 kilometrat e mbetur deri në Jarinjë – pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – të ndërtohen po ashtu.

“Pastaj thashë: nëse mund të ndërtoni rrugën deri në Mitrovicë të Veriut, ne jemi të gatshëm ta paguajmë dhe do të ishte sukses për ne dhe një rrugë e rëndësishme drejt paqes, diçka e madhe për popullin serb që janë në ato katër komuna [në veri të Kosovës]. Por, dua të them se do të ishte një rrugë e rëndësishme e paqes me shqiptarët, të cilët po ashtu do të mund ta përdornin atë pasi ata kanë ndërtuar rrugët e tyre drejt Mitrovicës së Jugut, dhe nëse të gjitha këto rrugë do të lidheshin do të ishte një lajm i mirë”, u shpreh Vuçiq.

Serbia edhe më herët e kishte përmendur idenë e ndërtimit të rrugës që do të lidhte Jarinjën me Mitrovicën e Jugut. Por, më 2021, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, kishte thënë se Serbia nuk mund ta ndërtojë një rrugë të tillë, për shkak se është në territorin e Kosovës dhe është përgjegjësi e Kosovës. Kjo ide, atëbotë, nga Kosova ishte cilësuar si e papranueshme dhe e pavend.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

“Nëse Vuçiq humb pushtetin, rrezikohet e gjithë piramida e tij”: Politologu Florian Bieber zbërthen prapaskenat e zgjedhjeve në Serbi

40 minuta më parë
Protestat në Tiranë, Rama: Shqipëria nuk rrëzohet më përtokë

Protestat në Tiranë, Rama: Shqipëria nuk rrëzohet më përtokë

1 orë më parë
Kurti: Kosova mund të kursejë 58 milionë euro në vit nga integrimi në SEPA

Kurti: Kosova mund të kursejë 58 milionë euro në vit nga integrimi në SEPA

2 orë më parë
Kurti: Miratimi i ligjit për pastrimin e parave hap rrugën për integrimin e Kosovës në SEPA

Kurti: Miratimi i ligjit për pastrimin e parave hap rrugën për integrimin e Kosovës në SEPA

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH