Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 10 të mëngjesit, në të cilën tema kryesore do të jenë ngjarjet në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Sipas informacioneve tona të Novostit, gjatë takimit do të analizohet situata e krijuar në Kosovë si dhe vendimi i fundit për heqjen e targave nga makinat serbe me të cilat qeveria e Albin Kurtit e solli Kosovën në prag të një konfliktet.
Gjithashtu, siç shkruan novosti, në takim do të diskutohet pengesa dhe shmangie e hapur e Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e Bukselit të 2011, gjegjësisht zbatimi i këtyre akteve vetëm në pjesën që i përshtatet shqiptarëve.
Jo zyrtarisht mësohet, se pritet tërheqja e Beogradit nga të gjitha marrëveshjet e mëparshme, sepse pala e Prishtinës praktikisht nuk ka përmbushur asnjë dispozitë apo detyrim.
Burimet tona raportojnë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq,është ftuar në takimin e Këshillit të Sigurisë, si dhe krerët e të gjitha njësive speciale të forcave të armatosura.sh.o./Kosova Post/