Ukraina mohoi deklaratën e grupit të mercenarëve rusë, Wagner se po kontrollon më shumë se 80% të territorit të Bakhmutit, transmeton Kosova Post.
Përfaqësuesi i Komandës Lindore të Forcave të Ukrainës, Serhii Tserevaty, i quajti të pavërteta pretendimet e themeluesit të organizatës mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin, se forcat ruse kontrollojnë më shumë se 80% të territorit të Bakhmutit.
Në një intervistë për CNN, Tserevati komentoi deklaratat e fundit të Prigozhin për situatën në Bakhmut. Themeluesi i Wagner deklaroi se “në Bahamut një pjesë e madhe e tij, më shumë se 80%, është nën kontrollin tonë, duke përfshirë të gjitha qendrat administrative, fabrikat, administratën e qytetit”.
“Kjo deklaratë e Prigozhin nuk korrespondon me realitetin,” tha Tserevati për CNN. “Sapo rashë në kontakt me komandantin e njërës prej brigadave që mbrojnë qytetin. Mund të them me siguri se Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kontrollojnë një përqindje shumë më të madhe të Bahmutit.”
Të hënën, pushtimi rus i Ukrainës do të jetë tema kryesore e diskutimit të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian në takimin në Bruksel, ku do të diskutohen sanksionet e reja kundër Rusisë.