Mëngjesin e sotëm raportohet se është arritur marrëveshja mes Beshiktash, Manchester United e Burnley për transferimin e Wout Weghorst.
Sulmuesi holandez do të arrijë te United gjatë kësaj jave dhe do të prezantohet si lojtari i ri i skuadrës.
Weghorst do të huazohet deri në fund të sezonit te skuadra e Ten Haag.
Sulmuesi shtatgjatë do të zëvëndësoj Ronaldon në sulm dhe pritet të jetë i gatshëm për debutim në ndeshjen e radhës për United.