Xhamat e zinj të makinave: A janë të lejuar apo të ndaluar në Kosovë?

Xhamat e zinj të makinave: A janë të lejuar apo të ndaluar në Kosovë?

Përderisa në Kosovë ende nuk dihet saktësisht nëse xhamat e zinj të makinave janë të lejuar apo jo, mbase, nuk dihet deri në cilën përqindje lejohen që të nxihen, në Shqipëri gjithçka është e qartë, raporton Kosova Post.

Kështu, tek ne në Kosovë vazhdimisht hasim në makina private me xhama të zinj. Qytetarët nuk e dinë se kush është brenda, ndonjë personalitet politik i nivelit të lartë, ndonjë që s’bënë të dihet se kush është, apo, dikush tjetër që për çfarëdo arsye i ka nxirë xhamat e makinës së vetë.

Kosova Post është interesuar për këtë dukuri por deri më tani ende nuk ka siguruar informacion zyrtarë në lidhje me te.

Në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se duke nisur nga nesër nuk do kryejë asnjë shërbim për mjetet që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë.

Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset!”- thuhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Gjithashtu sa i përket marrjes së patentës, DPSHTRR bën me dije se janë krijuar disa lehtësira. Drejtoria e Transporteve njofton se nuk do ka më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas. “Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu