Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Sinani vlerëson mbështetjen e Qeverisë Kurti për Luginën e Preshevës

    Sinani vlerëson mbështetjen e Qeverisë Kurti për Luginën e Preshevës

    Arrestohet një person, i dyshuar për spiunazh

    Arrestohet një person, i dyshuar për spiunazh

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

    MF-ja dhe KfW-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje 12.6 milionëshe për mbeturinat në tri qytete

    Murati: Projekti 80-milionësh për Termokosin po rrezikohet nga keqmenaxhimi

    Ardian Gola: Opozita po sillet si “rebelë pa kauzë”

    Ardian Gola: Opozita po sillet si “rebelë pa kauzë”

    Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 74-të të protestës

    Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 74-të të protestës

    Sinani falënderon Qeverinë për mbështetjen ndaj Luginës

    Sinani falënderon Qeverinë për mbështetjen ndaj Luginës

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Arresťohet personi që kërcëńoi Ramush Haradinajn

    Të martën, Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

    Prokuroria ndërmerr veprime urgjente lidhur me këŕcënimin ndaj Ramush Haradinajt

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Xhamia Al-Aksa: Pse është kaq e veçantë në Islam?

08 Prill 2023, 17:22
në Kulturë
Xhamia Al-Aksa: Pse është kaq e veçantë në Islam?
Share on FacebookShare on Twitter

Al-Aksa, që do të thotë “më e largëta” ose “më e larta” në gjuhën arabe, është një xhami që shtrihet në zemër të qytetit të vjetër të Kudsit. Myslimanët e vlerësojnë atë pas dy vendeve kryesore të shenjta – Mekës dhe Medinës.

Al-Aksaja përmendet disa herë në Kuran. Për shembull, vargu 17:1 në kapitullin El Isra thotë: “Lavdi pastë Ai që e çoi robin e Tij natën nga Mesxhid el-Harami në Mesxhid el-Aksa; rrethinat e të cilave Ne i kemi bekuar, që t’i tregojmë atij disa nga argumentet Tona. Vërtet Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.”

Ajeti (vargu) është në lidhje me udhëtimin e natës të Profetit Muhamed nga Medina në Mesxhid El-Aksa në Kuds, ku ai falte namazin përpara se një kafshë qiellore ta çonte atë nëpër hapësirë për t’u takuar me Hyjnoren.

Sipas burimeve islame, takimi i Profetit Muhamed me Hyjnoren ndodhi përtej sferës shkencore të kohës dhe hapësirës. Ai u transportua mrekullisht nga Mesxhid el-Harami i Mekës në Mesxhid el-Aksa në Kuds, prej ku u ngjit në qiej.

Ngjitja e Profetit në qiell ndodhi në një kohë kur ai po përballej me vështirësi dhe dhimbje të forta nga fisi dhe familja e tij. Ai dhe shokët e tij vazhdimisht talleshin, poshtëroheshin dhe shtypeshin për respektimin e mesazhit të Zotit.

Vargjet e shumta të Kuranit dhe haditheve u referohen aspekteve dhe veçorive të ndryshme të Xhamisë Al-Aksa.

Kurani përmend vetëm dy xhami me emër, Mesxhid el-Haram në Mekë dhe Mesxhid A-Aksa në Kuds. I referohet gjithashtu el-Haramit, zonës përreth Qabesë së shenjtë, ku myslimanët nga e gjithë bota mblidhen, luten dhe qarkullojnë rreth shtëpisë së Zotit. Në mënyrë të ngjashme, Kurani përshkruan gjithashtu Xhaminë Al-Aksa si qendrën e Bejt el-Makdisit, që do të thotë “Toka e Shenjtë” dhe “Toka Bereke” ose vendi i shpëtimit dhe paqes.

Në Kuran, Al-Aksaja dhe zona përreth saj përshkruhen si “të bekuara”. Sipas botëkuptimit islam, termi “tokë e bekuar” nënkupton një territor mbi të cilin Zoti ka dhënë begati fizike dhe shpirtërore nga të cilat mund të përfitojë çdo krijesë.

Vendi i Profetëve

Pothuajse çdo profet – duke përfshirë ata që kanë lindur diku tjetër – ka jetuar në Tokën e Shenjtë ose ka pasur një lidhje të veçantë me të, gjë që e bën Al-Aksan të rëndësishme në sytë e myslimanëve.

Profeti Muhamed ka shpjeguar gjithashtu rëndësinë e Al-Aksas në dritën e feve të mëparshme abrahamike.

“Kur Profeti Sulejman mbaroi ndërtimin e Bejtul Makdisit, ai i kërkoi Allahut tri gjëra: një gjykim që ishte në harmoni me gjykimin e Tij, një sundim që askush pas tij nuk do ta kishte dhe secili që vinte në këtë xhami me qëllim që të falej të dilte pa mëkat si dita kur e lindi nëna e tij”, thotë hadithi, duke cituar Profetin.

“Dy lutje janë pranuar dhe shpresoj që edhe e treta të pranohet.”

Profetët e bijve të Izraelit përfshihen pa dyshim kur myslimanët i referohen Tokës së Shenjtë si “vendi i profetëve” dhe, sipas Islamit, ata formojnë një vazhdimësi në linjën e profecisë që përfundoi me Profetin Muhamed.

Një shembull tjetër i një profeti që kishte një marrëdhënie të veçantë me Tokën e Shenjtë dhe Kudsin, në veçanti, është Profeti Ibrahim. Pasi shkatërroi idhujt e popullit të tij në Babiloninë e lashtë, ai duhej të largohej nga qyteti. Ai përfundimisht zbarkoi në Palestinë. Në Kuran përmendet shtëpia e tij e re në Tokën e Shenjtë.

“Por Ne e shpetuam atë dhe nipin e tij Lutin dhe i drejtuam në tokën që e kemi bekuar për popujt.” (El-Enbija, 21:71)

Udhëtimi i mrekullueshëm i Profetit gjatë natës

Fakti që Al-Aksaja është i vetmi vend i njohur në tokë ku të gjithë Profetët e Allahut adhuruan së bashku në të njëjtën kohë, të udhëhequr nga Profeti i fundit Muhamed, i jep asaj një rëndësi shtesë. Çdo profet ishte i pranishëm në Al-Aksa në këtë natë të veçantë gjithashtu demonstron aspektin gjithëpërfshirës të Islamit, të cilin Kurani e vërteton:

“Thuaj, o besimtarë: “Ne besojmë në Allahun dhe në atë që na është shpallur; në atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit dhe pasardhësve të tyre; në atë që iu dha Musait dhe Isait; dhe në atë që iu dha profetëve nga Zoti i tyre; Ne nuk bëjmë dallim në asnjërën prej tyre…” (El-Bekare, 2:136)

Kibla e parë për myslimanët

Kurani flet gjithashtu për Xhaminë el-Aksa si Kibla e parë – pikë drejtimi për faljen e namazit – si dhe duke iu referuar qendrës së saj në ngjarjet që do të ndodhin para ditës së llogarisë.

Profeti Muhamed dhe shokët e tij në ditët e para të Islamit u lutën në drejtim të el-Aksas. Disa hadithe thonë se një urdhër hyjnor erdhi në mes të lutjeve të tij, duke i kërkuar që të kthente fytyrën kah Qabeja. Ai ishte profeti i fundit që u përball me Mesxhid Al-Aksan dhe Qaben në një lutje të vetme.

Profeti Muhamed shpesh i inkurajonte shokët e tij myslimanë që të bënin një udhëtim të veçantë për të vizituar Al-Aksan, duke nënvizuar se një lutje në vend është e barabartë me pesëqind lutje.

“Nuk duhet të ndërmerrni një udhëtim të veçantë për të vizituar ndonjë vend tjetër përveç tri xhamive të mëposhtme me shpresën për të marrë një shpërblim më të madh: xhamia e shenjtë e Mekës (Qabeja), xhamia ime (xhamia e profetit në Medine) dhe Al-Aksaja (e Kudsit),” thuhet në një hadith të profetit.

Në dritën e këtyre ngjarjeve, Al-Aksaja është më shumë se thjesht një copë tokë për myslimanët në mbarë botën. Për myslimanët, çdo sulm izraelit në vend të shenjtë shihet si një sulm ndaj Islamit.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Sinani vlerëson mbështetjen e Qeverisë Kurti për Luginën e Preshevës

Sinani vlerëson mbështetjen e Qeverisë Kurti për Luginën e Preshevës

8 minuta më parë
Arrestohet një person, i dyshuar për spiunazh

Arrestohet një person, i dyshuar për spiunazh

30 minuta më parë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

9 orë më parë
MF-ja dhe KfW-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje 12.6 milionëshe për mbeturinat në tri qytete

Murati: Projekti 80-milionësh për Termokosin po rrezikohet nga keqmenaxhimi

9 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH