Përveç se ia theu telefonin, Cristiano Ronaldo duket se edhe e ka lënduar tifozin e ri të Evertonit.
Në një video të publikuar dje, sulmuesi portugez shihej duke ia thyer telefonin një tifozi të Evertonit.
Ky veprim i tij erdhi pas humbjes 1-0 të Manchester United nga Evertoni, shkruan Gazeta Express.
Cristiano Ronaldo could face serious punishment by both the Premier League and Manchester United, after breaking an Everton fans mobile phone.
pic.twitter.com/2VyIJAp5ck— Z (@zeeshanxz) April 9, 2022
Por, nëna e tifozit Jake Harding, Sarah Kelly, pretendon se Ronaldo e ka lënduar edhe fizikisht djalin e saj.
Ajo ka zbuluar një fotografi të dorës së 14-vjeçarit, ku shihet dora e tij e mavijosur.
Përveç kësaj, Sarah Kelly zbuloi edhe një fotografi të telefonit të djalit të saj, pas sulmit që i bëri sulmuesi i Manchester Unitedit.
Ndryshe, përmes një postimi në “Instagram”, Ronaldo kërkoi falje ndaj tifozit dhe e ftoi atë për ta shikuar një ndeshje në “Old Trafford”.
“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”, shkroi 37-vjeçari. /Gazeta Express/