Zbulohet pllaka përkujtimore për ‘M*asakrën e Gjilanit’

Zbulohet pllaka përkujtimore për “Masakrën e Gjilanit” 1944-1945 në 80 vjetorin e masakrës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në një postim në Facebook, tha se kjo pllakë përkujtimore i kushtohet viktimave të pafajshme të masakrës së Gjilanit të viteve 1944/45.

“Kjo pllakë përkujtimore i kushtohet viktimave të pafajshme të masakrës së Gjilanit të viteve 1944/45. Nderojmë kujtimin e tyre dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri dhe drejtësi. Masakra e Gjilanit është një plagë e hapur në historinë tonë”, ka shkruar Huseni në Facebook.

Ndryshe, në këtë komunë sot hedhur gur themeli i stacionit të ri modern të autobusëve në Gjilan.

“Ky projekt madhor, me një investim prej rreth 1 milionë euro, do të shënojë një epokë të re për transportin në qytetin tonë”, njofton zyra për informim e kësaj komune.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 7 persona

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika