Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të marrë pjesë në zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.
Zyra e Presidentes përmes një komunikate për media ka njoftuar kjo ngjarje pritet të mbahet me fillim nga ora 13:00.
“Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në Podujevë”, thuhet në komunikatë.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe zyrtarë tjerë, familjarë të ish-Presidentit Rugova, ish-bashkëpunëtorë të tij e qytetarë nga të gjitha anët e vendit.
Ndërkohë në njoftimin e Komunës së Podujevës, thuhet ndër të tjera se kjo shtatore e cila është financuar me buxhetin e komunës, do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale.
Kjo ceremoni që organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi, do të mbahet të shtunën, më 7 shtator, në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.