Rusia do të vazhdojë dialogun me Perëndimin për çështjet e sigurisë dhe është e gatshme për bisedime të veçanta për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, transmeton Kosova Post.
Pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm polak dhe kryetarin e OSBE-së Zbigniew Rau në Moskë, Lavrov hodhi poshtë raportet se Rusia po planifikonte një pushtim të Ukrainës, duke thënë se ishte “informacion i terrorizuar”, raporton Reuters.
Ai gjithashtu theksoi se bisedimet për kërkesat e sigurisë së Rusisë në kuadër të OSBE-së do të ishin interesante, por një diskutim i tillë, sipas tij, nuk mund të zëvendësojë bisedimet me SHBA-në dhe NATO-n.