Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se shtyrja e seancës për shkak të mosprezencës së kryeministrit Kurti dhe ministres Gërvalla, më shumë duket të jetë pretekst se sa arsye, përcjell KosovaPost.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njoftoi për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla nga seanca, për një takim që ajo e kishte në agjendë.
Për largimin e ministres Gërvalla reaguan Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me ç’rast, edhe vendosën ta lëshonin sallën.
Konjufca, tha se “më nuk ka kuorum për ta vazhduar seancën”, dhe kësisoj përfundoi për ditën e sotme.
Pas ndërprerjes së seancës, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar zëdhënësi I Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Zëvendëskryeministrja Gërvalla pati takim me ministrin e qeverisë së Izraelit, Esaëi Frej i cili është në vizitë zyrtare në Kosovë. Kryeministri Kurti sapo përfundoi takimin me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, e cila po ashtu është në vizitë zyrtare në Kosovë. Menjëherë pas takimit, deri sa ishte rrugës për në Kuvend, kryeministri Kurti u njoftua se seanca është shtyer”, ka shkruar Kryeziu.
“Besoj që të gjithë deputetët, e ndoshta më së miri ata që në kaluarën kanë qenë pjesë e ekzekutivit, e mirëkuptojnë se takimet e nivelit të tillë konfirmohen paraprakisht dhe nuk mund të shtyhen”.
“Meqë kryeministri Kurti e zëvendëskryeministrja Gërvalla munguan vetëm një orë gjatë një debati parlamentar që di të bëhet gjithëditor, shtyerja e seancës për shkak të mosprezencës së tyre më shumë duket të jetë pretekst se sa arsye. Me gjasë nuk deshtën të vazhdojnë një debat që veçse kishin filluar ta humbnin”, ka shkruar Kryeziu.
Postimi i plotë:
Zëvendëskryeministrja Gërvalla pati takim me ministrin e qeverisë së Izraelit, Esawi Frej i cili është në vizitë zyrtare në Kosovë. Kryeministri Kurti sapo përfundoi takimin me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, e cila po ashtu është në vizitë zyrtare në Kosovë. Menjëherë pas takimit, deri sa ishte rrugës për në Kuvend, kryeministri Kurti u njoftua se seanca është shtyer.
Besoj që të gjithë deputetët, e ndoshta më së miri ata që në kaluarën kanë qenë pjesë e ekzekutivit, e mirëkuptojnë se takimet e nivelit të tillë konfirmohen paraprakisht dhe nuk mund të shtyhen.
Meqë kryeministri Kurti e zëvendëskryeministrja Gërvalla munguan vetëm një orë gjatë një debati parlamentar që di të bëhet gjithëditor, shtyerja e seancës për shkak të mosprezencës së tyre më shumë duket të jetë pretekst se sa arsye. Me gjasë nuk deshtën të vazhdojnë një debat që veçse kishin filluar ta humbnin.