Ish-deputeti Milaim Zeka ka kritikuar për Qeverinë në detyrë që udhëhiqet nga Avdullah Hoti.
Zeka përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se shteti po trajtohet sikur të ishte e presidentit serb, Aleksandër Vuqiçit.
Ai ka thënë se kjo qeveri në ikje, po tenton të kap sa më shumë me arsyetimin që “janë në ikje”.
Tutje, ish-deputeti ka thënë se çdo ditë po raportohet për shpërndarje të parave, teksa thotë se arka e shtetit ka mbetur bosh.
“Kriza po thellohet. Boll llugë është, po qeveria po e bënë edhe më llugë. Kjo qeveri po e trajton shtetin sikur të ishte pronë e Serbisë. Për besë keq, edhe turp, pa çka që turpi ka vdekur te ne”, ka shkruar Zeka në Facebook.
Postimi I plotë i Zekës:
E dhimbshme me trajtu shtetin sikur me qene i Vuqiçit
Qeveria ne ikje e Avdullah Hotit, i ka hype shtetit siper, edhe hiq nuk po i zhdrype. Kjo ashte shkolle e vjeter e politikaneve tranzit, te cilet luftojne me kap sa ma shume, sepse “jemi ne ikje”! Me pas shtet funksional, me prokuror qe kane bole, kjo pune nuk kish ndodhe.
Çdo dite po degjojme per shkepje parash. Kasa e shtetit po mbetete bosh. Kriza po thellohet. Boll lluge ashte, po qeveria po e bene edhe ma lluge. Kjo qeveri po e trajton shtetin sikur te ishte prone e Serbise, me zot shtepie, Aleksander Vuqiçin. Per bese keq, edhe turp, pa çka qe turpi ka vdekur tek ne.
Deri kur ma keshtu?