Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se qeveria Kurti sa i përket situatës me pandeminë është duke treguar paaftësi.
“Afër 30 mijë raste vetëm gjatë këtij muaji. Ky është epilogu mujor i paaftësisë së Qeverisë, ky është rezultati i menaxhimit të saj”, ka thënë ai, përcjell KosovaPost
“Ky është rezultati i qeverisjes së paaftë. Kjo qeveri edhe profesionistët shëndetësor po i trajton me lëmosh. Nuk ka koordinim me komunat, nuk e ka problem t’i hedh në plehra vaksinat, po konritubuoon qe profesionistët të ikin nga vendi”, ka thënë ai.
Ndërsa, i ka bërë thirrje Qeverisë duke i thënë “Guxo, provo për të dëgjuar, provo të mësuar dhe dëgjo”, është shprehur Zemaj.
E izolimi sipas Zemajt është kryefjala e kësaj Qeverie.
“Zoti na ruajt nga paaftësia e kësaj qeverie”, është shprehur Zemaj.