Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:00 në Istog.
“Banjë, Istog 02.12.2023, 12:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.