Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, shkruajnë të shtunën mediume të ndryshme italiane.
Sulmuesi i krahut të djathtë, Zhegrova është duke kaluar formë fantastike me skuadrën e Lillet në këtë edicion dhe e ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.
Ai me fanellën e skuadrës franceze në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuuar me nëntë asistime.
Vlera e futbollistit të Kosovës në treg aktualish vlerësohet 15 milionë euro.
25-vjeçari me skuadrën e Lillet ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Me Kosovën, Zhegrova ka 36 paraqitje. Ka shënuar katër gola dhe ka edhe tri asistime me fanellën e “Dardanëve”.