Gjatë qëndrimit në Sofje, ku mori pjesë në Forumin “BE-ja takon Ballkanin”, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, zhvilloi takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Velislava Petrova-Chamova.
Gjatë takimit, ata diskutuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, bashkëpunimin rajonal dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE.
Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi Ministren Petrova-Chamova për mbështetjen e Bullgarisë ndaj Republikës së Kosovës në etapa të ndryshme të shtetndërtimit dhe për kontributin e saj në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim mbeten prioritet i Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, Kryenegociatori Zulfaj theksoi rëndësinë e mbështetjes aktive të Bullgarisë për avancimin e aplikimit të Kosovës.


























