Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka takuar ushtruesen e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Eva Palatova, dhe Zëvendësshefin e ri të kësaj Zyre, Alexis Hupin, përcjell KosovaPost.
“Ky takim i rregullt, ndryshe nga të tjerët, ishte edhe takimi ynë i fundit me znj. Palatova. E falënderova për bashkëpunimin e mirë në shërbim të avancimit të agjendës së anëtarësimit në BE dhe për kontributin e saj, duke i uruar shumë suksese në angazhimet e ardhshme. Diskutuam për zhvillimet e fundit dhe çështjet në kuadër të bashkërendimit tonë të vazhdueshëm. Njëkohësisht, i urova mirëseardhje Z. Hupin dhe shpreha gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në avancimin e agjendës së anëtarësimit”, ka shkruar ai në Facebook.


























