Kristjan Asllani është futbollisti më i ri i Al-Jazira FC, duke i dhënë fund aventurës së tij te Interi.
Mesfushori 24-vjeçar është transferuar te klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe në formë huazimi deri në fund të sezonit, transmeton KosovaPost.
Për huazimin, Al-Jazira do të paguajë rreth 2 milionë euro, ndërsa marrëveshja përfshin edhe opsionin e blerjes për 5 milionë euro.
Asllani e nisi karrierën në Itali te Empoli, para se të transferohej te Interi, ndërsa sezonin e kaluar ai ishte i huazuar te Torino dhe më pas te Besiktasi.


























