Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Dueli i peshave të rënda Prenga – Joshua, mësohet koha e meçit

    Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

    Sadiq Khan: Netanyahu po kryen gjenócid dhe nuk është i mirëpritur në Londër

    Protesta e 56-të radhazi për Zvërnecin në Tiranë

    Krasniqi: Lúfta e UÇK-së nuk ishte dëshirë, por rruga e vetme për t’i shpëtuar gjenócidit

    Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

    Specialja ia kthen Krasniqit kollaren me shqiponjë

    Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e lúftës së UÇK-së

    Kusari-Lila: Kjo legjislaturë më e suksesshmja nga të gjitha të mëparshmet

    “S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

    Bastisje brenda Speciales, kontrollohen të gjithë kompjuterët që përdori Thaçi

    Thaçi hoqi dorë nga vizitorët, mbrojtja jep detaje në përgjigjen për ZPS

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Zyrtari policor në veri dyshohet se ka lidhje me grupin e Millan Radoiçiqit

15 Tetor 2025, 22:48
në Lajme
Policia gjen dy bunkerë dhe armë zjarri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Share on FacebookShare on Twitter

Një zyrtar policor në Drejtorinë e Inteligjencës dhe analizës në Policinë e Kosovës po dyshohet se ka lidhje të forta me grupe të kontrabandës në veri, si dhe me BIA-n serbe. Në vazhdim mund ta ndiqni një kronikë me informacione ekskluzive në lidhje me këtë rast.

Një grup i organizuar, ende po vazhdon të operoj me kontrabandë në veri të vendit.

Grupi dyshohet të ketë lidhje të forta edhe me një zyrtar policor shqiptar, i cili është pjesë e Inteligjencës së Policisë së Kosovës.

Zyrtari G.K, emër i njohur për redaksinë, në disa fotografi të siguruara nga televizioni, shihet duke u shoqëruar me grupin e kontrabandës në veri, nofka e të cilëve është “Limuncat”.

Pjesë e grupit janë Millosh Vicentijevic dhe Miljan Vicentijevic, të cilët kanë lidhje biznesore me Radule Stevic, personi i cili është pjesë e aktakuzës në rastin “Banjska”, si i akuzuar për pastrim të parave.

Sipas burimeve, këto fotografi e vërtetojnë bashkëpunimin e policit G.K, në këtë grup të kontrabandës.

Për t’ia mundësuar Millan Vicentijeviqit kontrabandimin e mallrave nga Serbia në Kosovë, G.K dyshohet se u pagua prej 400 deri në 800 euro.

Përveç lidhjes me këtë grup, institucionet e sigurisë kanë dyshime të bazuara se zyrtari policor G.K, dërgon edhe informacione te BIA serbe.

Polici emër i njohur për redaksinë përveç pasaportës së Kosovës, posedon edhe një letërnjoftim të Serbisë.

TËVË1 ka siguruar këtë letërnjoftim, mirëpo për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit nuk do ta zbuloj këtë dokument.

G.K dyshohet se është pajisur edhe me pasaportë të shtetit serb.

Madje, ka mësuar se kur kamionët e Millan dhe Millosh Vicentinjeviq bllokuan më 24 shtator urën në fshatin Banjskë të Zveçanit, komunikuan me G.K për të marrë informacione rreth lëvizjeve të Policisë së Kosovës.

Pjesë e grupit është edhe kunati i Radule Stevic, Ivan Grubor, për të cilin i kemi siguruar edhe këto fotografi gjatë një takimi në Mitrovicë të Veriut.

Grupi bashkëpunon edhe me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, fakt i cili vërtetohet përmes këtyre fotografive të Millan Vicentijeviq pranë Vuqiqit në vitin 2018, në inaugurimin e Qendrës për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit, në afërsi të liqenit të Ujmanit.

Qendra dyshohet se është përdorur edhe për aktivitete terroriste.

Ndaj zyrtarit G.K, Policia e Kosovës e kishte nisur një hetim të brendshëm në vitin 2015.

Sipas dokumentetit të siguruar, G.K gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën kufitare në Jarinje, kishte regjistruar hyrje të kamionit nga Serbia në Kosovës në emër të Dragisa Miletic, për cka raporti thotë se ky kamion nuk kishte hyrë fare në territorin e Kosovës dhe se emri ishte vendosur i dikujt tjetër.

Raporti vlerëson se me këtë veprim është bërë shkelje e rëndë disiplinore.

Në një përgjigje për Tëvë1, Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se nuk mund të japin më shumë hollësi rreth hetimeve ndaj këtij zyrtari policor, por që në vitin 2024, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj G.K dhe një zyrtari tjetër policor në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Tëvë1 mëson se G.K kishte shkrepur me armë zjarri ndaj disa kontrabanduesve në veri të vendit.

“Për shkak të integritetit të procesit hetimor IPK nuk mund të ofrojë informacione në të gjitha pyetjet që ju keni adresuar. Sidoqoftë  ju njoftojmë se IPK ka dorëzuar një kallëzim penal më 13.01. 2024 në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë për dy zyrtarë policorë si të dyshuar për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe për informacione shtesë rreth këtij rasti ju lutem i referoheni Prokurorisë së Shtetit”, ka thënë Arbër Beka zëdhënës i Inspektoratit Policor të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë nuk e ka mohuar e as pohuar se ndaj të njëjtit po bëhen hetime, por kanë bërë të ditur se për rastin më 13.01.2024 kanë pushuar hetimet ndaj tij nga prokurori i rastit.

“Në prokurori është paraqitur një kallëzim penal nga IPK ndaj personave G.K., dhe F.Xh lidhur me veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Për këtë rast prokurori ka zhvilluar hetime dhe i ka pushuar me arsyetimin “se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit kanë kryer vepër penale“. Ndërkaq sa i përket pyetjeve tuaja të mëposhtme, rasti i cili është trajtuar nga prokurori nuk ka të bëjë me rrethanat të cilat i keni parashtruar në pyetjet tuaja”, ka thënë zëdhënsi Valon Preteni.

Në disa kërkime në internet, vërehet se G.K është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku në vazhdimësi bën komente në postimet e politikanëve.

Një gjë e tillë nuk i lejohet një zyrtari policor, me rregulloren e Policisë së Kosovës.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Dueli i peshave të rënda Prenga – Joshua, mësohet koha e meçit

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

37 minuta më parë
Sadiq Khan: Netanyahu po kryen gjenócid dhe nuk është i mirëpritur në Londër

Sadiq Khan: Netanyahu po kryen gjenócid dhe nuk është i mirëpritur në Londër

2 orë më parë
Protesta e 56-të radhazi për Zvërnecin në Tiranë

Protesta e 56-të radhazi për Zvërnecin në Tiranë

2 orë më parë
Krasniqi: Lúfta e UÇK-së nuk ishte dëshirë, por rruga e vetme për t’i shpëtuar gjenócidit

Krasniqi: Lúfta e UÇK-së nuk ishte dëshirë, por rruga e vetme për t’i shpëtuar gjenócidit

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH