Të paktën 10 persona u vranë dhe 39 të tjerë u plagosën në Turqinë jugore kur një autobus ndërqytetës u përplas me tre automjete të tjera në një autostradë qendrore, përcjell KosovaPost.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në X, ministri i Brendshëm turk, Ali Gerlikaya.
Autobusi, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır për në Stamboll, u përplas me një kamion dhe dy automjete të tjera në rajonin Tarsus pranë qytetit mesdhetar të Mersinit, ka shkruar ministri.
Ai theksoi se Qeveria ka nisur një hetim për shkaqet e sakta të aksidentit.