Ka ndërruar jetë profesori i njohur nga Drenasi, Mehmet Bublaku, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familja, e cila ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 23 korrik 2026, në ora 13:30, në varrezat e fshatit Zabel i Ulët.


























