Dhjetë persona kanë humbur jetën, tre janë zhdukur dhe 50 të tjerë janë plagosur nga përmbytjet masive në Marche, në provincën e Ankonës në Itali.
Autoritetet vijojnë kërkimet për 3 personat e zhdukur, mes të cilëve edhe një fëmijë 8-vjeçar, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre.
Zjarrfikësit dhe mbrojtja civile po punojnë pandërprerë për të ndihmuar qindra personat e zhvendosur, pasi banesat e tyre u përmbytën nga uji.
Gjithçka çfarë ka mbetur tashmë në Marche është vetëm uji dhe balta e lënë pas nga përmbytjet.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet italiane, kjo është stuhia më intensive e 10 viteve të fundit e shkaktuar, sipas të gjitha gjasave, nga vapa e jashtëzakonshme e verës.
“Ra shiu brenda pak orësh një e treta e shiut që bie normalisht në këto zona në një vit”, thotë kreu i Mbrojtjes Civile Fabrizio Curcio.\rtsh