Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se 12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas zhvillimeve gjatë protestës në Prishtinë.
Syla tha se në mesin e tyre ishte një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe 11 civilë.
Sipas tij, shumica e pacientëve janë ankuar për pasojat e gazit lotsjellës.
“Kemi pranuar 12 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej tyre ka qenë një polic dhe 11 civilë, shumica prej tyre janë ankuar prej lotësjellësit”, ka deklaruar Syla.


























