Kaon Krasniqi, vetëm 14 vjeç, është vogëlushi që ka hyrë në botën e inteligjencës artificiale me hapa të mëdhenj.
Ai tashmë po zhvillon agjentë të inteligjencës artificiale, duke treguar një aftësi dhe pasion të jashtëzakonshëm për këtë fushë të avancuar.
Në një intervistë për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Kaoni ka rrëfyer se si ka zbuluar veten përballë kësaj bote komplekse dhe si ka mësuar ta përdorë në mënyrë kreative dhe efikase.
Ai ndau edhe këshilla mbi mënyrat më të mira për të përdorur IA-në dhe foli për të ardhmen që na pret me këtë teknologji.


























