RDK anulon aksionin para Qeverisë në nderim të policit Altin Kryeziu

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka njoftuar anulimin e aksionit simbolik që ishte planifikuar të mbahej sot, në orën 17:00, para hyrjes së Qeverisë së Kosovës, përcjell KosovaPost.

Sipas RDK-së, aksioni është anuluar në shenjë respekti për zyrtarin policor Altin Kryeziu, i cili ka ndërruar jetë pas lëndimeve të pësuara në një aksident komunikacioni gjatë kryerjes së detyrës.

RDK ka bërë të ditur se Kryeziu, para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës, ishte aktivist i kësaj organizate.

“Para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës, Altini ishte aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës, prandaj ndarja e tij nga jeta na prek edhe më thellë.Me këtë rast, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e Altinit, për këtë humbje të rëndë”, thuhet në njoftimin drejtuar mediave.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish