Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka publikuar raportin javor për periudhën 5-11 tetor 2026, ku janë regjistruar gjithsej 142 lindje.
Sipas të dhënave të publikuara, gjatë kësaj jave janë regjistruar 84 lindje spontane dhe 58 lindje me prerje cezariane (S/C).
Ndërkohë, nga lindjet janë 70 meshkuj, 73 femra, si dhe 1 lindje e binjakëve.



























