Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, ka bërë të ditur se në mesin e të lënduarve janë 97 efektivë policie, 45 protestues dhe 12 kalimtarë. Ai ka njoftuar gjithashtu se katër nga personat e lënduar janë të mitur.
Demo u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, ndërsa ka dënuar përfshirjen e të miturve në akte dhune. Ai u ka bërë thirrje prindërve që të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve në përplasjet politike.
Ministri ka deklaruar se numri i studentëve në mesin e personave të arrestuar dhe të proceduar për akte të dhunshme është shumë i vogël.
Po ashtu, Demo ka akuzuar organizatorët e protestave se po e përdorin dhunën në funksion të përplasjeve politike.
Ai ka theksuar se situata e krijuar nuk duhet të ndikojë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, raporton A2.


























