Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se presidenti, Aleksandar Vuçiq, do të paraqesë një raport mbi Kosovën sot para përfaqësuesve të partive jo-parlamentare, të cilat marrin pjesë në dialogun ndërpartiak, transmeton Kosova Post.
Në një deklaratë për Tanjug, Daçiq, theksoi se ky është një kontribut në unitetin e përgjithshëm të shtetit.
Kujtojmë se para shkuarjes në Bruksel, për tu takuar për herë të parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 15 qershor, Vuçiq, kishte njoftuar se do t’iu drejtohet deputetëve rreth të njëjtës temë në një seancë e cila do të mbahet më 22 qershor.