Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Blerta Deliu nga PDK:Është e qartë që Kushtetuta është shkelur, është shkelur aktgjykimi final i Gjykatës Kushtetuese

    Deklaratat e Vuçiqit presion mbi serbët e Kosovës

    BDI-ja e Ali Ahmetit kërkon zgjedhje të reja në Maqedoni të Veriut

    CNN:“Majat e Ballkanit”, shtegu spektakolar që lidh Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi

    SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Shoferi shoqërohet në polici pas dyshimeve për kontrabandim migrantësh

    Në Hajvali të Prishtinës, dyshohet se një grua është shtyrë nga shkallët nga bashkëshorti i saj

    BQK thirrje qytetarëve për SMS mashtruese: Qytetarët duhet të shmangin klikimin në lidhje të panjohura

    PDK-ja mblidhet për të gjashtën herë te Qeveria, aksionit i bashkohen edhe deputetët e Aleancës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Dje u bënë 25 vite nga dënimi prej 15 vitesh burg të Albin Kurtit nga Gjykata e Nishit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në Facebook ka ndar një pjesë nga deklarimi i tash Kryeministrit Kurti, asokohe në Gjykatën në Serbi

14 Mars 2025, 19:06
në Kryesore, Lajme
Dje u bënë 25 vite nga dënimi prej 15 vitesh burg të Albin Kurtit nga Gjykata e Nishit
Share on FacebookShare on Twitter

Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe u lirua më 7 dhjetor 2001,  pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politikë nga regjimi serb, shkruan KosovaPost.

Dje u bënë 25 vite nga dënimi prej 15 vitesh burg të Albin Kurtit nga Gjykata e Qarkut në Nish të Serbisë.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në Facebook ka ndar një pjesë nga deklarimi i tash Kryeministrit Kurti, asokohe në Gjykatën në Serbi, shkëputur nga Libri i Fahri Musliut, përcjell KosovaPost.

Postimi i plotë:

Dje u bënë 25 vite nga dënimi prej 15 vitesh burg të Albin Kurtit nga Gjykata e Qarkut në Nish të Serbisë.

25 vite më parë ai po torturohej brutalisht sikurse shumë të burgosur të tjerë politik, ndërkaq 25 vite më vonë ai u bë lideri politik më i votuar në histori të Republikës së Kosovës. 25 vite janë bërë nga dita e dënimit, ndërkohë që edhe më shumë vite angazhim i pandalshëm politik e kombëtar sikurse konsistencë e pathyeshmëri në bindjet e idealet kombëtare.

Më poshtë gjeni të shkëputur një pjesë nga deklarimi i tash Kryeministrit Kurti, asokohe në Gjykatën në Serbi, shkëputur nga Libri i Fahri Musliut:

GJ: Emri dhe mbiemri?
AK: Albin Kurti.

GJ: Emri i babës?
AK: Zaim.

GJ: Emri i nënës?
AK: Arife Kurti.

GJ: Mbiemri i vajzërisë së nënës?
AK: Tahiri.

GJ: Data e lindjes?
AK: 24 mars 1975.

GJ: Vendlindja?
AK: Prishtinë.

GJ: Vendi ku jetoni?
AK: Prishtinë.

GJ: Nënshtetësia?
AK: Republika e Kosovës.

GJ: (I drejtohet daktilografes) Shënoni! I akuzuari në pytjen se i çfarë nënshtetësie është, u përgjigj se është shtetas i Republikës së Kosovës. Profesioni i juaj?
AK: Student.

GJ: A e keni kryer shërbimin ushtarak në Ushtrinë Jugosllave?
AK: Jo.

GJ: A e keni marrur thirrjen?
AK: Jo, por edhe sikur ta kisha marrur nuk do ti përgjigjesha sepse Ushtria Jugosllave është ushtri okupatore. Në të vërtetë ishte sepse tani nuk është më.

GJ: A dëshironi të mbroheni në heshtje, të mbroheni vetë apo të zgjedhni avokat?
AK: Mua nuk më nevoitet kurrfarë avokati. Nuk kam pse të mbrohem e as nga kush të mbrohem. Por unë do të përfaqësoj vetveten. Sikur gjithmonë.

GJ: Por ligji dhe procedura gjyqësore e kërkojnë të kesh avokat, prandaj gjyqi ka caktuar dy avokat për mbrojtjen e juaj, avokatë këta sipas detyrës zyrtare.
AK: Ai është problem i juaji e jo i imi. Mua këta avokatë nuk më interesojnë fare. Unë ata as nuk i njoh e as nuk i pranoj. Ata për mua paraqesin të njejtën gjë që paraqet edhe Prokurori publik. Rrjedhimisht ata mua nuk mund të më mbrojnë e as të më përfaqësojnë.

GJ: (Urdhëron të futet kjo në procesverbal dhe e lexon aktakuzën) A e keni kuptuar aktakuzën?
AK: Po, dhe do të dëshiroja të them disa fjalë.

GJ: Urdhëroni. (Dhe kushedi për të satën herë rregullon qëndrimin para fotografimeve të gazetarëve).
AK: Unë kam punuar si anëtarë i kryesisë së UPSUP-së dhe njëherit si kryetar i Komisionit për Mardhënie Ndërkombëtare në kryesinë e UPSUP-së. Veprimtaria jonë kryesore ka qenë organizimi i demonstratave të cilat kanë pasur për qëllim lirimin e objekteve dhe hapësirës universitare, prej nga ne studentët dhe profesorët shqipëtarë jemi dëbuar me dhunë në qershorë të vitit 1991, si dhe qëllim i këtyre demonstratave ka qenë realizimi i pavarsisë së Republikës së Kosovës, realizim i vullnetit politik të popullit shqiptar për çfarë ai u deklarua në Referendumin e shtatorit të vitit 1991. Pra veprimtaria jonë në UPSUP ka qenë e orientuar kundër regjimit fashist serb të Slobodan Milosheviqit, i cili me forcat e veta policore dhe ushtarake e mbante Kosovën të okupuar kurse ndaj popullit shqiptar në Kosovë zbatonte dhunë, represion sistematik dhe terror të paparë.

Gjithashtu kam punuar edhe si Sekretar i Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik (PPP) të UÇK-së, z.Adem Demaçi. Angazhimi im si sekretar ka qenë në përfaqësimin dhe avansimin sa më të mirë të politikës së UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare. Lufta çlirimtare e UÇK-së ishte luftë e drejtë gjithpopullore që kishte për synim qëllimin e shenjtë: çlirimin e Kosovës dhe të popullit shqiptar nga robëria serbe dhe realizimin e pavarsisë së Republikës së Kosovës. Kjo luftë njëkohësisht ishte edhe luftë antikolonialiste e antifashite. Pra lufta çlirimtare ishte mjet kurse pavarësia qëllim. Pavarësia e Republikës së Kosovës është e vetmja zgjidhje e mundshme dhe e pranueshme. Për popullin shqiptar në Kosovë, pavarësia është çështje ekzistenciale, sepse vetëm në Kosovën e pavarur shqiptarët ndihen të lirë, të sigurtë dhe vetëm në Kosovën e pavarur ndihen se mund t’i realizojnë të drejtat e tyre. Si sekretar i PPP të UÇK-së, z.Adem Demaçi kam punuar për dy arsye: e para për shkak të kontributit që kam dashur ti jap UÇK-së dhe luftës çlirimtare, dhe e dyta për shkak të nderit dhe respektit që kam për figurën e z.Adem Demaçi, simbolit të rezitencës shqiptare.
Edhe në UPSUP e poashtu edhe si Sekretar i z.Demaçi kam punuar vullnetarisht, me përpikëri dhe punën time e kam kryer në mënyrë dinjitoze. Për krejt çka kam bërë jam krenar. Sikur të më ipej shansa që edhe njëherë të filloj nga fillimi, asgjë nuk do të ndryshoja, çdo gjë do të veproja sërisht njësoj.

Në fund, unë këtë gjyq nuk e njoh e as nuk e pranoj ashtu siç nuk e njoh e nuk e pranoj as Serbinë e as Jugosllavinë. Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën e drejtësinë. Ky gjyq është në shërbim të politikës ditore fashiste të Milosheviqit. (Gjykatësja dikton “politikës fashiste të Milosheviqit”; AK intervenon dhe thotë e ai ka thënë politikës ditore fashiste të Milosheviqit, por i thotë gjykatëses se edhe ajo ashtu siç e tha ka të drejtë. Gjykatësen thuajse e kap panika dhe thotë se ajo nuk e ka thënë këtë por ka cituar AK-në, për çfarë e gjithë salla qesh). Në shërbim të një politike e cila shkaktimin e krizave dhe krizat, shkaktimin e luftërave dhe luftërat i ka ngritur në mivel institucional, në nivel të doktrinës së vet ushtarake dhe shtetërore. Mirëpo këtë regjim fashist serb dhe popullin serb unë nuk i identifikoj me njëra tjetrën. Ato janë dy gjëra të ndryshme. Populli serb nëse nuk e kupton këtë ose nëse e kupton e nuk angazhohet për këtë nuk do të shohë dritën e ditës. Pra ai duhet të vendosë: ose dielli ose Milosheviqi. Trajtimi i Kosovës si koloni e Serbisë ka qenë gjenerator i regjimeve hegjemoniste në Serbi prej se ekziston ajo. Prandaj në këtë kontekst pavarëia e Kosovës është edhe në interes të vet popullit serb.

Pas kësaj fjalës sime unë nuk do të përgjigjem më në pyetjet e këtij gjyqi që nuk e njoh. Unë përgjigjem vetëm para gjyqit të popullit tim. Rrjedhimisht nuk ka rëndësi se sa do të më dënoni 10,20,30 apo 50 vjet. Për mua dënimi nuk paraqet kurrfarë mase vlerësuese për asgjë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Blerta Deliu nga PDK:Është e qartë që Kushtetuta është shkelur, është shkelur aktgjykimi final i Gjykatës Kushtetuese

Blerta Deliu nga PDK:Është e qartë që Kushtetuta është shkelur, është shkelur aktgjykimi final i Gjykatës Kushtetuese

24 minuta më parë
Deklaratat e Vuçiqit presion mbi serbët e Kosovës

Deklaratat e Vuçiqit presion mbi serbët e Kosovës

42 minuta më parë
BDI-ja e Ali Ahmetit kërkon zgjedhje të reja në Maqedoni të Veriut

BDI-ja e Ali Ahmetit kërkon zgjedhje të reja në Maqedoni të Veriut

49 minuta më parë
CNN:“Majat e Ballkanit”, shtegu spektakolar që lidh Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi

CNN:“Majat e Ballkanit”, shtegu spektakolar që lidh Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi

53 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH