Në sheshin “Times” në New York të SHBA-së u vendosën 251 palë këpucë që simbolizojnë dëshmorët e 15 korrikut, transmeton Kosova Post.
Anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan (TASC) që veprojnë në SHBA, ekspozuan njëherësh në sheshin “Times” vendin më të famshëm turistik të New Yorkut, 251 palë këpucë për të rikujtuar 251 shtetasit turq që u martirizuan në përpjekjen për grusht shteti të FETO-s më 15 korrik.
Në deklaratën e shpërndarë për informim, “Këpucët që shihni sot këtu janë simbolet e këpucëve të veshura nga burra, gra, fëmijë dhe të moshuar që humbën jetën atë natë. Në atë natë fatale, ne përkujtojmë shpirtrat trima që mbrojtën lirinë, dhe demokracisë në Turqi, dhe u shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin tonë familjeve të tyre” u përfshinë deklaratat.
Në vazhdim të deklaratës, u nda se anëtarët e FETO-s që depërtuan në ushtrinë turke sekuestruan asetet e NATO-s dhe i drejtuan armët popullit të tyre, por dështuan përballë mbrojtjes së demokracisë nga populli turk.
“Çdo palë këpucë që shihni këtu përfaqëson një hero që bëri ‘marshimin e tij të fundit’ për demokraci.”
Në fund të deklaratës u vu në dukje se populli turk ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara për të gjetur drejtësi për kreun e FETO-s, Fetullah Gylen dhe ndjekësit e tij.