Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të cilët dyshohen se kanë kryer dhjetëra grabitje të armatosura në Prishtinë.
Të dyshuarit kryesisht grabitjet i kryenin në pompa të derivateve e makete në rajonin e Prishtinës.
Ndërsa ata u kapën nga policia derisa po tentonin të iknin nga me autobus.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen katër persona të dyshuar për disa grabitje të armatosura
Mbrëmë hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme, kanë arrestuar katër persona të dyshuar për së paku dhjetë vepra grabitje të cilat janë kryer nën kërcënimin e armëve.
Personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshitë në rastet e grabitjeve, që kanë ndodhë në pompa derivatesh, markete kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Personat e dyshuar:
F.M, mashkull, 34 vjeç
F.M, mashkull, 32 vjeç
A.S, mashkull, 34 vjeç dhe
XH.S, mashkull, 41 vjeç, janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, derisa po tentonin të largoheshin nga Kosova.
Personat e dyshuar pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.