Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmbledhur me disa fjali, fjalimin e tij në Forumin e Paqes në Paris, në platformën “X”, përcjell KosovaPost.
Kurti ka shkruar se kudo që ka një lider të korruptuar ka rrezikshmëri për sigurinë kombëtare.
Tutje, ai ka thënë se duhet parë korrupsionin edhe në aspektin e sigurisë kombëtare dhe jo vetëm në ata shkeljeve ligjore dhe dëmit të ekonomisë.
“Sa herë që keni një udhëheqës të korruptuar… ju keni një dobësi të caktuar në sigurinë kombëtare. Kështu që ne duhet të shohim rrezikun e korrupsionit edhe në aspektin e sigurisë kombëtare jo vetëm në aspektin e shkeljes ligjore dhe dëmtimit të ekonomisë”, shkroi Kurti.