Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, njoftuar se pas rishikimit të buxhetit aktual, shumën 5.2 milionë euro do ta shfrytëzojnë për blerje të pajisjeve ushtarake, raporton Kosova Post.
Ministri Mehaj këtë paralajmërim e bëri nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook. Gjithçka është bërë pas analizës dhe vlerësimit të detajuar të planit të prokurorimit për vitin 2021.
“Pas analizës dhe vlerësimit të detajuar të planit të prokurimit për vitin 2021, në proces të rishikimit të buxhetit aktual, kemi arritur që shumën prej 5.2 milion euro nga planifikimet e mëhershme të shpenzimeve të panevojshme, ta ri-destinojmë në projektet e Programit Amerikan të Shitjeve të Jashtme Ushtarake (The Foreign Military Sales- FMS) me qëllim të rritjes së aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Pra, blerjet tona ushtarake do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët tanë amerikan dhe aleatët tjerë” – ka shkruar ndër të tjera Mehaj.
Siguria kombëtare dhe anëtarësimi në NATO, sipas tij, janë synimi i ministrisë, raporton Kosova Post.
Lexojeni të plotë, paralajmërimin: