Fetoshi: Serbia kundër NATO-s, përmes Montgomery-t

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, tha se në kohën kur SHBA-ja po e bën më të qartë rrugën drejt paqes në Ballkan me Kosovën në NATO, Serbia i falsifikon deklaratat e një amerikani për ta forcuar narrativën kundër NATO-s.

 

Ai ka thënë se duke raportuar për podcast-in e fundit “Perspektivat” të Çedomir Antiqit në K1, me mysafirë ish-ambasadorin amerikan në Serbi, William Montgomery dhe bashkëshorten e tij, Lynn, Blic (rs) atribuon rrejshëm qëndrimet e tij nëpërmjet titullit “Të gjithë bëmë gabime: William Montgomery për bombardimet e NATO-s dhe Kosovën”.

Sipas tij, ky artikull, i amplifikuar më pas nga mediat e tjera në Serbi, nuk e përmban askund brenda tekstit një qëndrim të tillë të ish ambasadorit, i cili e shenjon qartë Millosheviqin si përgjegjës.

Tutje ai ka thënë se “Retorika e tij nacionaliste me deklaratën e famshme ‘askush s’guxon t’ju prekë’, heqja e autonomisë, mbyllja e shkollave dhe represioni ndaj shqiptarëve, janë arsyet që kanë çuar në luftën guerile”, ka thënë ambasadori, duke e vlerësuar “marrëzi” deklaratën e emisarit amerikan, Gelbard që e cilësonte UÇK-në ‘organizatë terroriste’ (23.02.1998).

Montgomery ka rrëfyer po ashtu për përpjekjet e pasuksesshme asokohe, si dhe për masakrën e Reçakut, e cila qe përhapur shpejt në botë, duke çuar përfundimisht në fillimin e bombardimeve.

Ai e quajti këtë “bad outcome” (rezultat i keq), në kontekstin e dështimit të përpjekjeve ndërkombëtare për ta ndalur Millosheviqin. Bombat si zgjidhje e fundit, jo si ‘padrejtësi’ apo pranim gabimi.

Prandaj, titulli “Të gjithë bëmë gabime” është një kornizim strategjik i bisedës me diplomatin amerikan, duke përdorur atribuim të rrejshëm në funksion të konfuzionit dhe përceptimit publik për “të drejtën” e Serbisë, që kinse po “pranohet” më në fund nga vetë amerikanët.

Një nënprodukt tjetër i komunikimit strategjik të Serbisë në kuadër të ‘viktimizimit’, “padrejtësisë së Perëndimit” dhe shfajësimit të saj për krimet e luftës dhe gjenocidin në Kosovë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish