Fluks i madh i pushuesve nga Kosova drejt Shqipërisë në Morinë

Fundi i gushtit ka sjellë një tjetër valë lëvizjesh nga Kosova drejt Shqipërisë.
Shumë pushues kanë zgjedhur të shfrytëzojnë ditët e fundit të sezonit veror në bregdetin shqiptar, duke rritur ndjeshëm numrin e automjeteve në pikën kufitare të Morinit.

Fluksi i mjeteve vijon përgjatë Rrugës së Kombit, veçanërisht në aksin nga Morini deri te Pika e Pagesës, ku qarkullimi është më i dendur.

Për përballimin e situatës, në Morinë janë vënë në funksion të gjitha sportelet, ndërsa edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit po punohet me kapacitet të plotë për të shmangur krijimin e radhëve.

Lëvizjet e shumta pritet të vijojnë gjatë orëve të ardhshme, teksa udhëtarë të shumtë nga Kosova po i drejtohen plazheve të Shqipërisë për një fundjavë apo disa ditë pushime para përfundimit të sezonit veror.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish