70,500 euro për sportistët e trajnerët që fituan medalje në Taranto 2026

Sportistët dhe trajnerët kosovarë që fituan medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do të përfitojnë gjithsej 70,500 euro mbështetje financiare nga institucionet e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, i cili njoftoi se ka aprovuar mbështetjen financiare për rezultatet e arritura nga përfaqësuesit kosovarë në këtë ngjarje ndërkombëtare.

Sipas tij, mbështetja financiare do të ndahet në bazë të llojit të medaljes së fituar.

Për medaljen e artë parashihen 10 mijë euro për sportistin dhe 5 mijë euro për trajnerin, ndërsa për medaljen e argjendtë 5 mijë euro për sportistin dhe 2,500 euro për trajnerin.Për medaljen e bronztë, sportisti do të përfitojë 3 mijë euro, ndërsa trajneri 1,500 euro.

Gashani ka vlerësuar kontributin e sportistëve kosovarë, duke theksuar se rezultatet e tyre në arenën ndërkombëtare janë rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

“Sot kam aprovuar mbështetjen financiare në vlerë të përgjithshme prej 70,500 euro për sportistët dhe trajnerët tanë, për rezultatet dhe medaljet e fituara në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026”, ka shkruar Gashani.

Ai ka theksuar se mbështetja synon që rezultatet e larta sportive të vlerësohen dhe të mbështeten institucionalisht, duke krijuar kushte dhe mundësi më të mira për sportistët dhe trajnerët kosovarë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish