Bashkimi Evropian edhe një herë e ka konfirmuar se do të liberalizohen vizat për Kosovën, dhe se ky vendim nuk do të kthehet prapa.
Në një përgjigje thuhet se shtetet individuale nuk mund të vendosin për pezullim të liberalizimit të vizave.
“Shtetet Anëtare individuale nuk mund të vendosin të pezullojnë një regjim pa viza. Rregullat në lidhje me dhënien, pezullimin ose përfundimin e përjashtimeve të vizave janë plotësisht të harmonizuara në nivel të BE-së dhe kërkojnë vendime në nivel të BE-së”, thuhet në përgjigje.


























