Ish- zëvendëskryeministri Haki Abazi e ka kritikuar qasjen e Albin Kurtit në raport me Shqipërinë dhe partnerët e Kosovës.
Ai ka bërë me dije se Kurti është idhnak i majtë.
Ai ka treguar arsyet pse ka prishur raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Kurti është idhnak. Kur je idhnak dhe je i majtë, prishesh me Edi Ramën nëse nuk ta voton Veton Surroin për RCC-në (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal) në Sarajevë. Këtu prishen të gjitha pastaj, radhiten më pas inate pa fund dhe për interesa të vogla harrojmë interesin kombëtar”, ka thënë Abazi në A2cnn.


























