Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar shkurt në Facebook, të premten, pasi presidentja Vjosa Osmani e caktoi 9 shkurtin si datë të zgjedhjeve të ardhshme.
“Vit i ri, Rrugë e re! Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë! Le të bëhemi bashkë! Më 9 shkurt, le të ringritemi si një! ”, ka shkruar ai në Facebook në “nisjen” e fushatës zgjedhore.