Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ofertës së kryetarit të VV-së, Albin Kurti për çështjen e Presidentit, përcjell KosovaPost.
Abdixhiku me anë të një postimi i ka thënë Kurtit se LDK mund ta propozoj Vjosa Osmanin për presidente nëse VV garanton për 66 votat që i ka.
“Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të.”, tha ndër të tjera Abdixhiku.
Postimi i plotë:
I nderuar Kryeministër Kurti,
Meqë po komunikojmë në distancë,
Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë.
Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të.
Ju faleminderit!


























