Abedin Ramadani, i cili sot u paraqit si përfaqësues i prodhimit vendor, është njëkohësisht i angazhuar në strukturat lokale të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Ferizaj, transmeton Kosova Post.
Sipas të dhënave të bëra publike, Ramadani është kryetar i nëndegës së PDK-së në fshatin Softaj të Ferizajt. Po ashtu, ai është anëtar i Komisionit Komunal të Aksionarëve, i propozuar nga PDK-ja, në Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Ferizaj.
Përfshirja e tij në strukturat partiake dhe njëkohësisht në një funksion që lidhet me një ndërmarrje publike ka nxitur diskutime rreth rolit që mund të kenë përfaqësuesit e subjekteve politike në institucione dhe ndërmarrje publike.
Në anën tjetër, aktiviteti i tij si përfaqësues i prodhimit vendor e vendos Ramadanin edhe në një rol publik përmes të cilit ai merr pjesë në diskutime dhe deklarime që lidhen me interesat e prodhuesve vendorë.


























