Në Shqipëri mund të shkosh gjatë verës dhe të kalosh një pushim të mirë në vijën e gjatë bregdetare të vendit.
Pos kësaj, vendi ka edhe shumë monumente historike në çdo cep të tij.
Mirëpo, aty mund të gjeni edhe Renis Bodinakun, koleksionuesin e mbi 200 veturave e aeroplanëve.
Emisioni “Krejt Ka Pak” në Klan Kosova me Milot Hasimjen, e ka vizituar të njëjtin, duke realizuar një dokumentar me të, raporton Klankosova.tv.
Ai thotë se në mesin e veturave që i posedon, është edhe një i triologjisë së filmave “Godfather”.
Po ashtu, aty zë vend edhe vetura e Mbretit Zog, e vitit 1939.
Ndërkaq, veç veturave që i ruan në tokë, ai posedon edhe një aeroplan, të cilin e mban mbi ndërtesë.
Për detaje tjera interesante, ndiqeni më poshtë emisionin e plotë:


























