Organizata “Albanians for America” ka ngritur shqetësime për përgjegjësinë politike në Serbi, pas paraqitjes së Milan Radoiçiqit në një tubim të Partisë Progresive Serbe (SNS), së bashku me djalin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Në reagimin e saj, organizata thekson se Radoiçiqi, ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione dhe i cili është i akuzuar në Kosovë, ka pranuar publikisht se organizoi grupin e armatosur përgjegjës për sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sipas “Albanians for America”, më shumë se tre vjet pas sulmit, Serbia ende nuk i ka vënë përgjegjësit para drejtësisë.
Organizata vlerëson se kjo paraqitje ngre pikëpyetje për përkushtimin e Serbisë ndaj drejtësisë, stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve me Perëndimin.
Në editorialin e saj të fundit, ajo u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të kërkojnë nga Beogradi veprime konkrete për të siguruar përgjegjësi për sulmin në Banjskë.


























