Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Faton Osmani.
Në telegramin e ngushëllimeve thuhet se ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në moshën 49-vjeçare, e pranuan me dhimbje.
“Kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë. Para se të themelonte “Ekonomia Online”, ai ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare”.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për të afërmit, por edhe për komunitetin e gazetarëve dhe gjithë shoqërinë”, thuhet në telegram.